Megan Fox do të publikojë një libër me poezi

Aktorja amerikane, Megan Fox ka shkruar një libër me poezi, i cili pritet të botohet së shpejti.

Sipas CNN, përmbledhja debutuese e poezive nga aktorja e “Jennifer’s Body” e titulluar “Pretty Boys are Poisonous”, pritet të dalë në nëntor.

Fox, sipas përmbledhjes zyrtare “u tregon fansave humorin e saj të mbrapshtë përmes një koleksioni poezish zemërthyese dhe të errët. Gjatë rrjedhës së 80+ poezive, Fox tregon të gjitha mënyrat se si ne përshtatemi në formën e atyre që duam, edhe nëse kjo do të thotë të humbasim veten gjatë procesit.”

Në një deklaratë, Fox tha: “Këto poezi u shkruan në një përpjekje për të hequr sëmundjen që kishte zënë rrënjë tek unë për shkak të heshtjes sime. Unë e kam kaluar gjithë jetën time duke ruajtur sekretet e njerëzve, trupi im dhemb nga bartja e peshës së mëkateve të tyre.”

Ajo vazhdoi, “Liria ime jeton në këto faqe dhe shpresoj që fjalët e mia mund të frymëzojnë të tjerët që të marrin lumturinë dhe identitetin e tyre duke përdorur zërin e tyre për të ndriçuar atë që është varrosur, por jo e harruar, në errësirë.”

Kohët e fundit, Fox ka qenë në një marrëdhënie me këngëtarin Machine Gun Kelly, të cilën ata e bënë publike në vitin 2020.

Libri me poezi do të botohet njëkohësisht si një libër audio nga Simon & Schuster Audio, lexuar nga Fox./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share