Medvedev: Bota në prag të një lufte të re

“Kriza merr fund nëse ndahet Ukraina”

Dimitri Medvedjev, një prej partnerëve më të ngushtë politikë të presidentit rus, Vladimir Putin paralajmëron se rreziku i një konflikti bërthamor po rritet.

“Rreziku po rritet për shkak të arsyeve që tashmë dihen. Prandaj jemi në prag të një lufte të re botërore.“

Duke folur në një takim në Moskë, në dukje në ambientet e një fabrike armatimesh, Medvedjev parashtroi si zgjidhje ndarjen e Ukrainës, që sipas tij është më mirë se një luftë botërore. Sipas tij, një propozim të tillë e ka parashtruar Polonia, ndërsa edhe vendet fqinjë si Rumania e Hungaria kanë ambicie të vjetra territoriale ndaj këtij vendi.

Deklaratat e Medvedjevit vijnë në një kohë kur po flitet ushtria e Kievit po përgatit një kundërsulm masiv për rimarrjen e të gjitha territoreve të pushtara nga rusët, jo vetëm gjatë vitit të fundit por edhe ato të 2014-ës kur u aneksua Krimeja. Rusët këtë herë duken në vështirësi serioze pasi ukrainasit po pajisen edhe me tanke e avionë nga perëndimi. E nisur nga ky fakt, ata përllogarisin 3 deri në 6 muaj për të zmbrapsur rusët, që po përballen me mungesa furnizimesh me armë.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share