Në përditshmërinë tonë, sipas sociologut Ali Pajaziti, dëshmojmë për raste të tmerrshme dhune e krimi që ndodhin afër nesh. Ai përmendi rastet e vrasjeve, e krimeve të ndryshme që zënë për çdo ditë hapësirën mediatike në vend dhe rajon, duke e ngritur si shqetësim se po promovohet dhuna dhe elementet negative.
“Sipas meje, së pari duhet të edukojmë dhe pataj të arsimojmë. Sepse procesi i edukimit sipas meje është infrastruktura ‘sui generis’, bazike, elementare… të kemi edhe media racionale që nuk vrapojnë pas efektit ‘klik’, merreni shembull një ‘reality show’, shoqëri senzacioni, shoqëri e spektaklit..”, tha mes tjerash Pajaziti në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin./KlanMacedonia