Mediat spanjolle, jehonë turizmit në Shqipëri

Rama: 19 mijë spanjollë hynë në Shqipëri në 6 muaj

Spanja është një shtet me turizëm të konsoliduar por pavarësisht kësaj mediat spanjolle nuk ngurojnë t’i bëjnë jehonë bukurive të Shqipërisë.

Revista spanjolle “The Mediterranean Lifestyle” i ka kushtuar një shkrim jo vetëm bregdetit por dhe kulinarisë së vendit tonë ku spikasin shijet mesdhetare e ballkanase.

Kryeministri që ka postuar shkrimin jep dhe shifra të nxjerra nga sistemi Tims mbi turistët spanjollë që kanë vizituar Shqipërinë.

Ata jane më shumë se katërfishuar këtë vit. Nga rreth 4 mijë që ishin një vit më parë deri Korrikun e këtij viti kanë hyrë në vendin tonë 18 mijë e 820 turistë spanjollë.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share