Mediat greke shkruajnë se si u vra shqiptarja shtatzënë: Ia zhvatën 80 mijë euro

Një rast tragjik ka ndodhur në Greqi, ku një 41 vjeçare shqiptare dyshohet se është vrarë nga partneri i saj dhe shoku i tij.

Gjeorgjina Murati, u gjet e vrarë në një pyll.

Gazeta greke “Protothema”, shkruan se gruas shtatzënë ia zënë pritën dy burrat, derisa ajo po hynte në banesën e të dashurit të saj, transmeton Klankosova.tv

Rasti raportohet se ka ndodhur në Selanik, rreth orës 23:00 në natën e Vitit të Ri.

Siç shkruan gazeta, shqiptarja u sulmua nga shoku i të dashurit, i cili e ka kërcënuar me thikë, ndërsa partneri i saj 39-vjeçar i ka vënë prangat dhe vendosi shirit në gojë.

Partneri dhe shoku i tij e kanë qëlluar vazhdimisht disa herë në qafë derisa 41-vjeçarja ka vdekur.

Të dy e kanë vendosur trupin e pajetë të Gjeorgjisë në bagazhin e makinës dhe e kanë braktisur në një zonë të thellë të Halkidikit.

Informacionet nga burime policore mësojnë se pasi kanë braktisur trupin e 41-vjeçares, dy autorët janë kthyer në banesën ku e kishin vrarë dhe tentuan të fshehin gjurmët e tyre, madje duke ndryshuar dyshekun e krevatit, shkruan gazeta transmeton Klankosova.tv

Bëhet e ditur se dy autorët pasi vranë 41-vjeçaren shtatzënë, i kanë zhvatur shumën prej 80 mijë eurosh.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share