Mediat gjermane “kryqëzojnë” kombëtaren

Mediat gjermane nuk i kanë kursyer kritikat për kombëtaren e futbollit pas dështimit total në Kampionatin Botëror të Katarit.

Gazeta prestigjioze gjermane “BILD” e përshkruan këtë rrugëtim të gjermanëve me “Shumë dashuri! Shumë keq! Shumë gjak!” duke bërë një analizë me titull “Të vërtetat e hidhura për kombëtaren tonë”.

Të njëjtin qëndrim e ka pasur edhe gazeta tjetër gjermane “Frankfurter Algemajne Cajtung” me analizën me titull “Vitet fantazmë të kombëtares”.

“Di Velti” gjerman shkon në detaje duke pohuar se “Gjermania eliminohet për shkak të 1.88 milimetrave” duke aluduar në golin e fitores së japonezëve. Edhe kjo gazetë nuk kursen seleksionuesin përmes analizës me titull “Gabimi I Flikut”.

Më i ashpër duket se ka qenë “Zidojçe Cajtung”. “Fluturoni në shtëpi me detyrat e shtëpisë” – ka qenë tituli në këtë gazetë duke shkuar më tej me analizën “Fillimisht tragjedia, tani farsa”.

I pamëshirshëm ka qenë edhe gazeta “Frankfurter Rundshau” duke vënë në faqe të parë titullin “Eksperti televiziv tallet me mbrojtësin: “Ai është gjermani Harry Maguire” duke menduar për mbrojtësin gjerman Niklas Zyle. Por, kjo gazetë shton se “Humbjen e Gjermanisë e ka shikuar kuota rekorde njerëzish”.

Gazeta tjetër gjermane “Tages Shpil” ka bërë një analizë për seleksionuesin gjerman. “Fundi i hershëm i Botërorit dhe arsyet e tij: lëshimet e trajnerit të kombëtares Hansi Flick” – thuhet në titullin e analizës në këtë gazetë./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share