Mediat e mëdha të botës, jehonë deklaratës së Ramës për Rusinë

Veçohet përgjigja e fortë e kryeministrit shqiptar për dënimin e agresionit ndaj Ukrainës

Përplasja mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama si kryesues i Presidencës së Këshillit të Sigurimit, me ambasadorin e Rusisë në OKB, për prezencën e Ukrainës, ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare.

Përgjigjia e fortë e Ramës me frazën “Ndërprit luftën dhe Zelensky nuk e merr fjalën”, ndaj përfaqësuesit rus në Këshillin e Sigurimit, Vasily Nebenzya, i cili akuzoi kryeministrin shqiptar për shkelje të rregullave pasi i dha të drejtën e fjalës presidentit të UKrainës, Volodimir Zelensky, ishte kryefjala e shumicës së titujve të mediave më prestigjioze në reportazhet për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit.

REUTERS ka veçuar ironinë e kryeministrit Rama me krahasimin me pushtimin në Ukrainë që rusët i thonë operacion special e jo luftë.

“I siguroje kolegët rusë dhe të gjithë se nuk është operacion special i presidencës shqiptare…”

SKY NEWS ndalet tek zgjidhja që Rama i ofron ambasadorit rus për të mos folur Zelensky në OKB

‘Mos më provoko’: Kryeministri shqiptar debaton me ambasadorin rus për fjalimin e Zelenskyit në OKB

Përfaqësuesi i Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së kundërshtoi mbajtjen e një fjalimi nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Kryeministri shqiptar i ofroi një “zgjidhje”, “ndalo luftën”.

Edhe FOX NEWS ka pasur si titull kryesor debatin e Ramës me ambasadorin e Rusisë në OKB.

“Rusia sulmohet nga kryeministri shqiptar pas përpjekjes së dështuar për të penguar presidentin ukrainas Zelenskyy të flasë në OKB.”

Kryeministri Rama theksoi hipokrizinë e zyrtareve rus për shkeljen e rregullave duke u kujtuar për pushtimin e bllokuar të Ukrainës nga Moska që ka kushtuar mijëra jetë.

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe THE WASHINGTON POST me titullin, “Lideri i Shqipërisë ka deklaruar se OKB duhet ta identifikoje Rusinë si agresore të Ukrainës.”

Po kështu edhe ZËRI I AMERIKËS që shkruan, “Rama ambasadorit rus në OKB: Ndalni luftën dhe Ukraina nuk flet në Këshillin e Sigurimit.”

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share