Moment historik për Shqipërinë. Për herë të parë kuqezinjtë arrijnë të fitojnë një medalje në Lojërat Olimpike, atë të bronztë. Kjo falë suksesit të Çermien Valiev, i cili ia doli të mposhte mundësin Rasadin!
Valiev, që u ripeshkua për medalje ditën e djeshme, ka dominuar kundërshtarin, duke qenë në avantazh gjatë gjithë ndeshjes.
Me qetësinë që e karakterizon, Valiev ka arritur që të triumfojë duke bërë krenarë shumë shqiptarë anë e mbanë botës. Një ditë historike për sportin shqiptar, që merr medaljen e parë në një Olimpiadë në sportin e mundjes.