Hidhet shorti i Champions – Struga Trim Lum përballë Zhalgiris të Lituanisë

Sot në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për ndeshjet e raundit të parë eliminator të Ligës së Kampionëve, ku për herë të parë në histori në këtë garë masive bën pjesë edhe skuadra e Struga Trim Lum.

Goglat në këtë fazë e servuan ekipin Zhalgiris nga Lituania, një skuadër kjo me mjaft eksperiencë në kupat europiane.

Ndeshjen e parë, struganët do ta zhvillojnë si mysafir në Lituani me datë 11/12 korrik, ndërsa një javë më pas në Ohër.

Kujtojmë, është kjo hera e dytë që Struga Trim Lum po merr pjesë në garat europiane, pas atij sezoni debutues 2020/21, kur morën pjesë në eliminatoret e Ligës së Konferencës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share