Me sy të nxirë e shenja kafshimi, ish-i i Britney Spears thotë se ka përjetuar dhunë prej saj

Sam Asghari ka deklaruar se përgjatë lidhjes me Britney Spears, ka patur dhunë fizike nga ana e këngëtares.

Burime për “TMZ” zbulojnë se ai ankohej vazhdimisht për përplasje fizike me të gjatë 7 viteve të tyre së bashku. Burimet shtojnë se rastet kanë qenë të shpeshta ku është dashur të ndërhyjë edhe sigurimi, por në një prej tyre ky i fundit nuk ndodhej pranë çiftit.

Ndërsa Sam flinte, Britney u irritua dhe nisi ta godiste. Sam nuk kundërsulmoi, por ishte i shtangur nga goditjet e gruas së tij.

Incidenti raportohet të ketë ndodhur më herët gjatë këtij viti kur Sam edhe është fotografuar me sy të nxirë dhe shenja kafshimi në parakrah. Paparacët e vunë re dhe u përpoqën ta pyesnin, por 29-vjeçari iu kërkoi të mos e fotografonin.

Më tej, shkruhet se Sam ishte i shqetësuar pasi Britney ishte e fiksuar pas thikave. Ka thika kudo në shtëpinë e tyre, përfshirë edhe dhomën e gjumit. “Britney ishte paranojake se dikush do ta kapte dhe kishte nevojë për mbrojtje”, shprehet një burim. Ajo shpesh “dilte nga vetja” për detajin më të vogël dhe kjo e tmerronte partnerin e saj.

Sam Asghari ka paraqitur kërkesën për divorc pas një debati të ndezur me Spears, të cilën e akuzon për tradhti./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share