E bukur, e suksesshme, me një karrierë të gjatë në kinema, Maria Grazia Cuccinota, aktorja e famshme italiane është një emër i njohur dhe i dashur për admiruesit. Ekrani i kinemasë është ende dashuria e saj e madhe, por paralelisht zhvillon edhe projektet e saj të cilat janë të frymëzuara nga jeta personale.
Në një intervistë ekskluzive në “Rudina” në Tv Klan, ndërsa rrëfen nismën e saj për gratë, “Jetë pa frikë”, ylli italian shprehet se pas saj qëndron një episod jo i bukur i së shkuarës, por që e ka bërë të fortë dhe e ka kthyer në një zë për gratë.
Maria Grazia Cuccinota: Isha shumë e re, isha transferuar në Paris për punë dhe po kthehesha në shtëpi. Jetoja në një zonë qendrore, pashë një burrë pas meje sepse e ke gjithmonë, ai ankthi, unë kthej kokën gjithmonë prapa. Ishte një burrë që dallohej, ishte me xhaketë dhe kravatë, ishte njeri i mirë. Hyra tek dera e hyrjes dhe sapo po futesha në ashensor, ai më sulmoi, isha e veshur me tuta, donte që të më shqyente bluzën dhe unë ngela e paralizuar nga frika.
Rrëshkita, arrita të shkëputesha, unë vrapova për në ashensor, më ka ndjekur deri në shtëpi, por për fat unë isha brenda në shtëpi, më pas unë i telefonova agjentit tim dhe i tregova se çfarë ndodhi. Erdhi policia dhe më tha “po ti je një vajzë shumë e bukur, duhet ta prisje këtë gjë”. Unë e pashë dhe i thashë po pse? Nuk e kuptoja përse-në, arsyen dhe u ndjeva e vetmuar. E kuptova që të gjitha ato gra që shkojnë të denoncojnë dhe gjykohen, nëse unë një ditë do ta kem fatin do të luftoj për këtë gjë sepse është e lehtë të bësh drejtësi kur ke një emër, por është shumë e vështirë kur ti je e vetme sepse frika të bënn të ndihesh e vetmuar./tvklan.al