“Me shumë trazira të solli furtuna nëntorit” – Xhensila me dedikim emocional për djalin, në këngën e re

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ka sjellë një projekt të ri muzikor që ka kapur menjëherë vëmendjen e fansave. Ajo ka publikuar këngën e saj më të re, të titulluar “Amen”, një dedikim prekës për djalin e saj të vogël.

Në videoklipin e kësaj kënge, Xhensila shfaqet së bashku me djalin dhe vajzën, të cilët i ka me partnerin e saj, aktorin dhe komedianin Bes Kallaku.

Pamjet janë të mbushura me emocione, duke na treguar një anë më të ndjeshme të jetës së Xhensilës si nënë.

Foto: Screenshot/YouTube

Ata shihen të bashkëjetojnë me dashuri dhe gëzim, por, siç ndodh shpesh në jetën e famshme, kjo këngë duket të jetë një pasqyrim i jetës së saj, përfshirë dhe periudhën e vështirë që ka kaluar me partnerin, ku ka pasur disa përplasje publike dhe spekulime për divorc.

Në mes të vargjeve që ia dedikon djalit të saj, Xhensila nuk ngurron të përmendë edhe periudhën e trazirave dhe pasigurisë që ka kaluar: “Me shumë trazira të solli furtuna nëntorit, ti bëre lulet të çelin për mua në vjeshtë. Gjersa të rritesh bie e të mësosh të vërtetën, unë do të bëj sikur nuk di e vetëm do hesht” – këto vargje duket se mbartin një mesazh të thellë, përkundër gjithë pasigurisë që mund të ketë përjetuar, Xhensila vazhdon të qëndrojë e fortë për djalin e saj, Amen, dhe është e gatshme të përballet me çdo sfidë.

Foto: Screenshot/YouTube

Kënga është një shkrim personal për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e saj si nënë, ndërsa videoklipi është gjithashtu një përshkrim i bukurisë dhe paqes që ajo gjen në jetën familjare.

Ky projekt muzikor është një përpjekje për të shprehur dashurinë dhe sakrificat që ka bërë për të rritur fëmijët e saj në një mjedis të vështirë. /Telegrafi/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share