Më shumë se 700 të vrarë në Gaza në 24-orët e fundit, sipas MSh-së palestineze

Gjithsej 704 persona në Gaza janë vrarë në 24-orët e fundit, tha në një deklaratë të martën Ministria e Shëndetësisë palestineze.

Kjo shifër është numri më i lartë ditor i publikuar që nga fillimi i sulmeve izraelite kundër Gazës në fillim të këtij muaji, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

Nw deklaratën e kwsaj ministrie thuhet se kishte pasur 47 “masakra” që përfshinin ushtrinë izraelite në 24 orët e fundit. Ministria, e cila kontrollohet nga Hamasi, tha se të vrarët përfshinin 305 fëmijë, 173 gra dhe 78 individë të moshuar.

Sipas ministrisë, viktimat e fundit e çojnë numrin e përgjithshëm të të vrarëve në Gaza në 5,791, ku përfshihen 2,360 fëmijë, 1,421 gra dhe 295 të moshuar.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share