Me shikim të dëmtuar e detyruan të vëzhgojë kamerat e sigurisë

HUMB TËRËSISHT SHIKIMIN, MUND TA HUMB EDHE PUNËN

Një të punësuari me shikim të dëmtuar në Ndërmarrjen Publike “Rrugët Shtetërore” disa herë I është ndryshuar pozita e punës në këtë ndërmarrje. Që ironia të jetë më e madhe ka qenë edhe vëzhgues I kamerave në pikëpagesat rrugore. Ai në një prononcim për Klan Maqedoni akuzon për mobbing në punë.

Stojçe Ivanovski i punësuar në Nderrmarjen Publike rrugët shtetërore ka humbur shikimin 100% pasi siç thotë ai dhe raporetet mjekësore ka munduar sytë gjatë kryerjes së detyrave në punë. Edhe pse fillimisht në kërë instituciin është punësuar si sekretar për t`u përgjigjur thirrjeve telefonike, punen ja kanë ndërruar disa herë, gjegjesisht ka punuar si vëzhgues i kamerave në pikëpagesa, korier, mjeshtër dhe në fund referent i dokumentave.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Fillimisht isha vëzhgues për pikëpagesat, pastaj në dhënien e dokumentacioneve për makineri të rëndë, punëtor në linje të jashtëzakonshme, pastaj si punëtor në pjesën për fotokopjen e dokumetave. Pastaj kuzhinierja shkoi në pushim, më thanë unë që ta zëvëndësoj, bëja kafe, kam larë enë, më kanë degraduar deri në pikë të fundit”,deklaroi për tv KlanM Stojçe Ivanovski.

 Duke rrëfyer për mobingun në punë lotët nuk mund t’i mban babai i tij Pançe Ivanovski.

“Është shumë vështirë të shohish kur dikush e keqpërdor fëmijun tuaj. Ai ka qenë punëtor i shkëlqyeshëm. Të gjithë drejtorët e donin. Ndërsa tash po e maltretojnë pa kufiji. Siguirisht u duket i urtë. Kjo që e bëjnë është maltretim. Më mirë le ta vrrasin. Ai punon për një rrogë në mënyrë të denjë. E sollën në pikë ku nuk mund të kujdeset për veten”, deklaroi për KlanM Pançe Ivanovski-i ati i Stojçes.

E sot nuk mundi të shkoj as ne punë përshkak gjendjes së përkeqësuar shëndetësore. Ndërsa për të shkuar në punë i ndihmojë kolegët të cilët e marrin prej shtëpisë dhe shkojnë së bashku në punë. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share