Më së voni 20 ditë pas zgjedhjeve, duhet të konstituohet përbërja e re e Kuvendit!

Mandati i përbërjes së re kuvendore që u zgjodh në zgjedhjet e djeshme parlamentare, fillon të rrjedhë nga mbledhja konstituive në Kuvend.

Sipas dispozitave të Kushtetutës, Kuvendi i sapozgjehdur mblidhet për konstituim më së voni 20 ditë pas zgjedhjeve të mbajtura. Mbledhjen konstituive e thërret kryetari i Kuvendit nga përbërja e kaluar.

Nëse nuk caktohet mbledhja konstituive në afatin e paraparë, deputetët vetë mblidhen dhe e konstituojnë Kuvendin në ditën e 21-të nga dita e përfundimit të zgjedhjeve.

Kuvendin e përbëjnë nga 120 deri 140 deputetë. Deputetët zgjidhen në zgjedhje të përgjithshme, të drejtpërdrejta dhe të lira me votim të fshehtë. Deputeti i përfaqëson qytetarët dhe në Kuvend vendosë sipas bindjeve të veta.

Zgjedhjet për deputetë në Kuvend mbahen në 90 ditët e fundit të mandatit të përbërjes së vjetër të deputetëve apo një afat prej 60 ditëve nga dita e shpalljes në Kuvend.

Deputetët në Kuvend zgjidhen për katër vite. Mandatin e deputetëve e verifikon Kuvendi. Mandati i deputetëve në Kuvend mund të vazhdohet vetëm në rast të gjendjes së luftës apo të gjendjes së jashtëzakonshme.

Me ligj konfirmohet papajtueshmëria dhe mospërshtatja e funksionit të deputetit në Kuvend me ushtrimin e funksioneve apo profesioneve të tjera publike. Kuvendi shpërndahet nëse për atë deklarohet shumica e numrit të përgjithshëm të deputetëve.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share