Më së shumti shi në Pretor, më ftohtë në Kodrën e Diellit

Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike në Maqedoninë e Veriut kumtoi se në 24 orët e fundit më së shumti shi ka rënë në Pretor, tetë litra për metër katror, ​​ndërsa më së paku në Dojran, Shtip, Shkup – Petrovec, Demir Kapi, Shkup – Z. Rid, Tetovë dhe Pozharanë, një litër për metër katror.

Deri në orën 8 të mëngjesit të sotëm janë matur 5 litra shi për metër katror në Krushevë, 4 në Gjurishtë, 3 në Kodrën e Diellit, Dibër dhe Prilep, si dhe dy në Manastir, Hanet e Mavrovës dhe Lazaropole.

Më ftohtë deri në orën tetë të mëngjesit të sotëm ka qenë në Kodrën e Diellit gjashtë gradë, ndërsa maksimalja 14 është matur në Shkup – Zajçev Rid, Dojran dhe Gjevgjeli. Temperatura ka qenë tetë gradë në Lazaropolë dhe Hanet e Mavrovës 9 në Krushevë, 10 në Berovë dhe Kriva Pallankë, 11 në Pretor, 12 në Kumanovë, Vinicë, Strumicë, Tetovë, Ohër, Prilep, Manastir dhe Shtip, si dhe 13 në Dibër , Shkup -Petrovec dhe Demir Kapi.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share