Ashtu siç ishte paralajmëruar, opozita ka dalë në shesh për të protestuar.
Protestuesit kanë hyrë në një pjesë të bulevardit “Dëshmorët e Kombit” që nuk është brenda perimetrit të sigurisë në kuadër të masave të marra për samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë.
Nga pamjet direkte të protestës, vihet re se protestuesit mbajnë në duar pankara në gjuhën angleze si dhe me flamuj të BE-së dhe të Shqipërisë.
“Edi, mjaft na vodhe të ardhmen, ka qenë kjo një ndër pankartat në gjuhën angleze që protestuesit mbajnë në duar.
Paralelisht është një automjet (kamionçinë) që është duke transportuar skenën e improvizuar, podiumin ku pritet të flasë edhe kryetari i PD-së.
Akoma nuk kanë mbërritur kreu i PD-së Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Opozita protestë në 12:00, Berisha mbërrin në selinë blu: Tirana do të jetë e gjitha në shesh
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu, ku është pritur me brohoritma nga ana e mbështetësve të Partisë Demokratike. Teksa ka qenë duke hyrë në selinë e PD-së, kryedemokrati Berisha ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat, ku ka thënë se “Tirana do të jetë e gjitha në shesh”.
Sali Berisha: Tirana do të jetë e tëra në shesh, rroftë Tirana, rroftë Shqipëria.
Protesta e thirrur ditën e sotme nga opozita pritet të nisë në orën 12:00. Kryedemokrati Berisha gjatë ditëve të mëparshme, ka paralajmëruar se protesta do të mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” edhe pse është zonë që është brenda perimetrit të sigurisë në kuadër të masave të marra për Samitin BE-Ballkani Perëndimor.
Opozita protestë në një kohë me Samitin BE-Ballkani Perëndimor
Opozita ka thirrur protestë ditën e sotme në orën 12:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, që është brenda “zonës së kuqe” ku nuk lejohet që të ketë lëvizje, kjo në kuadër të masave të marra në kuadër të Samitit që mbahet sot Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor.
Në një lidhje direkte për Klan News, gazetari Enkel Xhangoli ka dhënë më shumë detaje rreth përgatitjeve që po kryen PD-ja për mbajtjen e protestës.
Gazetari Xhangoli thotë se PD-ja po kryen përgatitjet e fundit për mbajtjen e protestës, ka përgatitur një minipodium mbi një komionçinë me bokse dhe ekrane led si dhe mesazhe në gjuhën angeleze.
Pritet që deputetët të mbërrijnë në selinë blu në orën 11:30, ndërsa do të dalin së bashku me Kryedemokartin Sali Berisha rreth orës 12:00 për të shkuar drejt vendit ku është thirrur protesta, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Enkel Xhangoli: Në orën 12:00 opozita nis protestësn që përkon me samitin BE-Ballkani Perëndimor që e vështirëson zhvillimin e protestës, pasi është thirrur të mbahet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në këto momente PD ka nisur fazën e fundit të përgatitjeve. Në orën 11:30 deputetët e PD do të mblidhen në selinë blu, në orën 12 do të mblidhen së bashku me kryetarin e PD-së për të shkuar së bashku në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Në kuadër të përgatitjeve për protestë, PD ka përgatitur një minipodium që është e vendosur mbi një kamionçinë ku janë të vendosur bokse dhe ekran led, kjo do të jetë para protestuesve. Pankarat që do të kenë protetstuesit janë në gjuhën angleze për të përcjelllë mesazhin e PD-së para liderëve të BE. Ndryshe nga herët e tjera që kemi pasur një skenë të mirëfilltë, kësaj radhe do të jetë në këtë formë. Skenari është dalja nga selia blu, mbledhja e qytetarëve në selinë blu dhe bashkimi i tyre do të mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Do të jenë deputetët e PD-së që do të flasin me policinë, duhet parë nëse do të ketë apo jo përplasje me Policinë.
Nga momenti në moment pritet të vijë Berisha për të ju dhënë inkurajim protestuesve, ndërsa deputetët do të vijnë në selinë blu në orën 11:30. Kanë mbërritur dhe protestues të tjerë që kanë ardhur nga rrethet duke përdorur rrugët alternative./tvklan.al