Me ndryshimin e ri në Instagram, e zgjidhni ju se kush do e shohë postimin tuaj

Ndryshimi i algoritmit të Instagramit ka sjellë shpesh ankesa nga përdoruesit që duan të ndërveprojnë më shumë me njerëzit që ndjekin. Platforma është përpjekur të gjejë mënyra për të lehtësuar shpërndarjen e postimeve mes miqve.

Aktualisht, po teston një opsion që lejon postimet vetëm me grupin e “Close Friends”.

Kompania ka konfirmuar për “TechCrunch” se testimi po kryhet në disa vende të botës, por nuk ka bërë me dije cilat.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Ne po testojmë mundësinë që njerëzit në disa vende të përzgjedhura të ndajnë postimet në llogaritë e tyre vetëm me miqtë e afërt. Jemi gjithmonë në kërkim të mënyrave të reja që komuniteti ynë të shprehë veten dhe të ndërlidhet në Instagram”, tha një zëdhënës i Meta.

Nëse kjo risi do të aplikohet për të gjithë, do të reduktohet numri i llogarive alternative (Finsta) ku përdoruesit ndjekin dhe ndiqen vetëm nga njerëzit e afërt./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share