Me mjete zviceriane do të pastrohet lumi Vardar në Jegunovcë!

30 VITE ME RRADHË PËRMBYTJE, ÇDO HERË KUR BINTE SHI I RRËMBYESHËM

U vërshuan shtëpi e toka pjellore disa herë me rradhë… E kjo si duket do të merr fund. Banorëve të fshatrave të Jegunovcit pas tre dekadave me ndihmë financiare nga Zvicra do t’u pastrohet dhe do të rregullohet shtrati i lumit Vardar.

Kryetari i Komunës Dimitar Kostadinovski shpreson që përveç fazës së parë që parasheh sanimin do të sigurohen edhe mjete financiare për fazën e dytë e ajo është ndërtimi i bregut të lumit.

“Faza e parë është pastrimi i mbeturinave, në të gjitha vendet kritike që janë të parapara me projektin. Besoj që edhe së shpejti do të filloj edhe faza e dytë” – tha Dimitar Kostadinovski, kryetar i komunës së Jegunovcit.

Rreziku i përmbytjeve është ende i pranishëm, ndërsa siç njofton Klan M, dëmi ndaj pronave dhe shtëpive të banorëve është i madh tha përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së, Armen Grigorian.

“Vërshimet në rajonin e Pollogut ka shkaktuar dëme në tokat e banorëve me çka ka ndikuar në punën e tyre. Ky është shkaku që vendosëm që të bëjmë realizimin e këtij projekti” – tha Armen Grigorian.

Ministrja për ambient jetësor Maja Shukova apeloi te qytetarët të mos gjuajnë në lumenjtë mbetje ndërtimore.

“Gjatë gjithë kohës apeloj që të mos gjuhen mbeturina në lumenjtë, veçanarisht mbetje ndërtimore. Më shuëm duhet të punojmë në ngritjen e vetëdisimit se sa t’i dënojmë qytetarët” – deklaroi ministrja Maja Shukova.

Rregullimi i shtratit të lumit Vardar, përveç në komunën e Jegunovcës, do të bëhet edhe në komunën e Gostivarit, në gjatësi totale prej 17.2 kilometrash. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share