BESA & AAA: Vizita e Kurtit – Qeveria frikë nga humbja e zgjedhjeve!

SHQETËSIME PËR BASHKIMIN E OPOZITËS SHQIPTARE

Qeveria dje nuk ia doli ta fsheh apo kontrollojë frikën nga humbja në zgjedhjet e ardhshme, sidomos kur në pah doli fronti opozitar i bashkuar dhe me një përkrahje nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, thuhet në reagimin me shkrim të Lëvizjes Besa, njofton KlanM.  

“E kuptojmë shqetësimin e Presidentit dhe Qeverisë, të cilës për çudi me përkrahje e reagime i doli krah edhe Beogradi, dhe e dimë se retorika e këtillë politike, nuk ka të bëjë aspak me vizitën e Albin Kurtit, por ka të bëjë me shqetësimin se opozita shqiptare në RMV po bashkohet dhe kësisoj ia numëron ditët kësaj qeverie të krimit dhe korrupsionit. Ardhja e kryeministrit Kurti sa ishte respekt dhe nder për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, po aq ishte edhe respekt për shtetin e Maqedonisë së Veriut, me të cilin është nënshkruar memorandumi i projektit të përbashkët, rrugës Tetovë-Prizren” – thonë nga Lëvizja BESA.

Reagojnë edhe nga Alternativa. Sipas tyre, sic percjell KlanM, narrativi i “Shqipërisë së Madhe” është pasqyrim i frikës së BDI-së për humbjen në zgjedhje.

“Bashkimi i shqiptarëve në dimensionin kulturor e shpirtëror dhe jo në dimensionin territorial është thelbi dhe themeli i vetë BE-së. Askush nuk ka dyshime se opozita e bashkuar shqiptare është një aktor i drejtpërdrejtë në arritjen e anëtarësimit të plotë në BE. Ndryshe nga kushdo tjetër, ne kurrë nuk do të abuzojmë me BE-në dhe NATO-n për marrëveshje korruptive dhe përfitime personale” – thonë nga Alternativa.

Mediat maqedonase, sic percjell KlanM, shkruajnë se reagimet negative, dënimet dhe kërkesat që të dënohen kryerësit të cilët gjatë vizitës së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Tetovë shpaluan ikonografi nacionaliste, nuk kanë shkaktuar reagimin e Kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasamit.

Sipas tyre, ai edhe sot nuk ka dënuar rastin e as që ka kërkuar nga kompetentët të sanksionojnë kryerësit e as që ka kërkuar falje nga qytetarët. Në vend të kësaj, Kasami, sic Percjell KlanM, mediat maqedonase, në profilin e tij në Facebook ka publikuar një video-spot me përmbledhje të vizitës së Kurtit në Tetovë të shoqëruar me këngën – Mirë se erdhët në Shqipëri. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share