Partitë opozitare parimisht, sipas Izet Mexhitit, janë dakorduar që të dalin në zgjedhje me lista të përbashkëta. Megjithatë, sipas tij, fronti i partive opozitare nuk është përmbyllur duke ftuar edhe subjektet tjera që t’i bashkohen, bashkë edhe me intelektualë dhe organizata tjera jopolitike.
“Ne i bëjmë thirrje që t’i bashkohen këtij fronti, opozitës shqiptare edhe subjektet tjera. Po e shfrytëzoj rastin që të bëj thirrje edhe tek ASH, që vendin e ka në opozitë sepse narrativi i tyre ka qenë që janë ngritur në vazhdimësi duke e kritikuar qeverinë dhe mendoj se vendin e kanë në opozitë për ta bërë nryshimin dhe për të sjellë erën e re politike tek shqiptarët në Maqedoni”, tha mes tjerash Izet Mexhiti./KlanMacedonia