Me këto këshilla, spastrimi i garderobës nuk ka pse të jetë makth

Me ndryshimin e motit, është e pashmangshme përzgjedhja e veshjeve të përshtatshme për stinën. Problemi më i zakonshëm kur duhet të organizosh veshjet dhe këpucët shpeshherë është hapësira e  pamjaftueshme, sidomos për vajzat.

Ndërkohë duhet kuptuar hapësira që kemi në dispozicion për të vendosur si duhet të gjitha veshjet në mënyrë që mos të harrojmë çfarë zotërojmë dhe të mund t’i përdorim. Fillimisht, zgjidhen veshjet e përditshme të cilat vendosen në fillim të dollapit ndërsa pas vijnë veshjet e rasteve.

Hidhni veshjet e dëmtuara dhe blini gjëra që zgjasin në kohë

Veshjet e njollosura, të grisura, të rrëgjuara ose me jakë të shformuar, pra gjithçka që nuk mund të riparohet përfundon në kosh. Edhe nëse ju vjen keq sepse është kashmir por nuk rri siç duhet, hidheni.

Hiqni veshjet e njëjta dhe mbani ato që ju ofrojnë mundësi kombinimi

Kur jeni midis opsioneve, pyesni veten se cilën vishni më shpesh dhe besojini intuitës. Kur shihni se vërtet nuk keni më hapësirë, duhet të spastroni dollapin.

Veshjet me etiketë nuk janë tregues i mirë

Veshjet që kanë ende etiketën tregojnë se keni shpenzuar  para, por nuk e keni përdorur. Përdoreni si mësim dhe hiqeni për t’i bërë vend veshjeve që vërtet do t’i vishni. Për më tepër, veshjet me etiketë mund të shiten më lehtë.

Mos blini këpucë të parehatshme, por investoni në këpucë që janë të përshtatshme për të ecur pa ju dërrmuar këmbët.

Hidhni çfarë nuk ju bën më

Pranoni përmasat që keni dhe mos u përpiqni të mbani veshje që janë shumë të ngushta me mendimin se do të humbni peshë apo që janë shumë të gjera dhe ju bëjnë të ‘humbni’ brenda tyre./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share