“Më ka lënë përshtypje thirrja e Bekim Nezirit” – Osmani për incidentin në M-NAV: Askush mbi ligjin!

I pyetur për rolin e Bekim Nezirit, i cili është kryetar i BDI-së në Çair, në incidentin e M-NAV, Bujar Osmani u shpreh i bindur se ngjarja nuk është ashtu siç transmetohet dhe interpretohet në opinion. Megjithatë, sipas Osmanit, askush nuk mund të jetë mbi ligjin dhe nëse organet hetuese konstatojnë shkelje, pavarësisht personit, do të ketë dënime sipas meritës.

“Ajo që më ka lënë mua përshtypje është thirrja e vetë zotit Neziri, i cili thotë ‘publikoni inçizimet – nëse ka çfarëdo involvimi tim fizik në këtë drejtim, nuk dua as procedurë gjyqësore, do e marr vet dënimin’. Dhe, mendoj se kjo është mënyra më e mirë për të treguar se në fakt atje nuk ka ndodhur ajo që por pretendohet”, theksoi Osmani në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share