Me armë drejt Greqisë, sllovakut i ndërpritet rruga te Tre Urat

Foto Ilustrim
Foto Ilustrim

Një 35-vjeçar sllovak ra në prangat e policisë, pasi tentoi që të kalonte armë e drogë drejt Greqisë nga pika kufitare Tre Urat, në Përmet.

Burime zyrtare të policisë thonë se ai u arrestua pasi “në dalje të Republikës së Shqipërisë, është kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjeti që drejtohej nga shtetasi L. D., 35 vjeç, banues në Sllovaki. Gjatë kontrollit në këtë automjet dhe kontrollit fizik ndaj drejtuesit, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, një mjet prerës thikë dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza”.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër e arrestuan 35-vjeçarin në flagrancë./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share