Më 18 korrik fillon turneu tradicional i futbollit të vogël “Shemshova 2023”

Ashtu si çdo vit edhe kësaj radhe në mungesë të aktiviteteve zyrtare të sportit shkaku u pushimeve verore, në vendbanime të ndryshme në rajonin e Pollogut tanimë kanë filluar përgatitjet për turnirat tradicional në futboll të vogël.

Kështuqë në organizim të Bashkësisë vendore të Shemshovës nga data 18 korrik fillon turneu tradicional I futbollit të vogël “Shemshova 2023” ku pritet të marin pjesë ekipe nga vendi dhe Kosova me futbollist të njohur.

Sipas organizatorit ky turnir tradicional do të zhvillohet sipas rregullave strikte të futbollit të vogël, me sistemin e pikëve dhe të ndara në grupe ndaj edhe pritet të zgjatë 10 netë. Në këtë turnir tradicional të futbo;llit të vogël “Shemshova 2023” si gjithmonë drejtësi do të ndajnë refer me përvoj..

Organizatori i turneut tradicional, “Shemshova 2023” për tre ekipet më të mira krahës Kupave dhe mirënjohjeve do të ndaj shpërblime dhe ate: Vendi i parë 1200 Euro, vendi i dytë 500 Euro dhe vendi i tretë 300 Euro. Shpërblime do të ketë edhe për futbollistin më më të mirë dhe portierin më të mire, ndërsa do të shpallet edhe ekipi më fair play. Mirënjohje do të ndahen për të gjthë ata të cilët e kanë përkrahur organizimin e turnout . / KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share