Më 17 Gusht, nis kampionati 2024/2025 në Ligën e dytë

Të shtunën më 17-të gusht me ndeshjet e xhiros së parë fillon kampionati i ri 2024/2025 në Ligën e dytë  të futbollit  vendor, ku edhe  kësaj radhe  do garojnë 16  ekipe  si: Arsimi, Bellasica, Boreci, Bashkimi , Bregallnica, Pobeda, Detonit Plaçkovica, Novaci, Skopje, Vardarski, Kozhufi, Kamenica Sasa, Makedonija GjP ,  Ohri, Osogova dhe Vardari i Negotinës. Garat  do të  zhvillohen me systemin vajtje  ardhje  dhe ate sezoni vjeshtor dhe ai pranveror me gjithësejt 30 ndeshje . Dy  skuadrat e para kualifikohen drejtërdrejt  në Ligën e pare ndërsa ekipi i tretë luan në barazh me ekipin e 10-të të Ligës së parë

 Të gjitha ekipet kanë shfrytëzuar pushimin për përgatitje cilëore dhe kanë feskuar ekipet e tyre me futbollist cilësorë. Nga ana tjetër organet e  FFM-së kanë bërë punën e tyre  që do të thotë kanë iskenuar të gjitha terrenet  ku do të zhvillohen ndeshjet kanë mbajtur seminare me referët si dhe me  delegatët.

 Sa i përket ekipit të Arsimit të Çegranit që në kampionatin e kaluar ndeshjet e veta i ka zhvilluar në stadiumin e Reçicës së Madhe, kësaj radhe si duket do të luajnë stadiumin e qytetyit në Gostivar por kjo do të mësohet pasi të vendosin  organet e FFM-së. Tani për tani  si  kanddat potencial pë  kreun e tabelës mund të jenë Bregallnica e Shtipit, Skopje, Bellasica, Detonit Plaçkovica, Bashkimi  dhe  pse  jo ede  Arsimi  që vitin e kaluar  ishte   befasia më madhe e kampionatit

Në xhiron  hapëse më 17 Gusht, me fillim në ora 17:00, takohen:

Arsimi – Belasica

Borec – Bashkimi

Bregalnica – Pobeda

Detonit Plaçkovica –  Novaci

Skopje – Vardarski

Kozhufi Gevgelija – Kamenica Sasa

Makedonija GjP – Ohri

Osogova – Vardar Negotino

Lexo gjithashtu
Total
0
Share