Me 10 vota për 1 kundër, Vesna Dameva u zgjodh kryetare e Këshillit Gjyqësor.
“Është sfide për mua në këtë periudhe ku reformat janë në vijim të jem në krye të një institucioni i cili duhet patjetër në periudhën e ardhshme të ngritët në nivelin që e meriton”, deklaroi Vesna Dameva.
Dameva paralajmëroi dhe bashkëpunim të ngusht me emdiat.
“Prej Sot Këshilli Gjyqësor do të jetë i hapur për ju media, sepse ju jeni korrektori i vetëm për punën tonë”, tha Dameva.
Ndryshe, Vesna Dameva është anëtare e Këshillit Gjyqësor me propozim te presidentin Stevo Pendarovski.