Dy familje fqinje në Perth të Australisë kanë hyrë në “konflikt” mes tyre. Shkaku është i çuditshëm. Era e mishit që gatuan njhëra familje, i pengon familjes tjetër sepse janë vegjetarianë, përcjell Klan Macedonia.
Një konflikt mes fqinjëve në periferi të Perthit të Burns Beach rrezikon të përshkallëzohet. Nga njëra anë është Kylie dhe familja e saj – mishngrënës. Nga ana tjetër, Sarah, Wayne dhe fëmijët që janë veganë. Kylie jeton në katin e poshtëm në një ndërtesë, ndërsa Sara dhe familja e saj janë lart. Kylie gatuan pjata me mish, Sara nuk e duron dot aromën që vjen nga kuzhina e Kylie.
Pak ditë më parë, siç përcjell Klan Macedonia, Sara rrëmbeu stilolapsin dhe letrën dhe i shkroi Kyliet dhe familjes së saj një “mesazh të rëndësishëm” dhe paralajmëroi: “Merreni këtë seriozisht!”
Letra fillon me fjalinë: “Të dashur fqinjë, a mund të mbyllni dritaren kur jeni duke gatuar? Familja ime është vegane, era e mishit që gatuani ju na bën për të vjellë dhe na shqetëson”.
Kylie e habitur e ndau letrën në Facebook – menjëherë më pas ajo kishte dhjetëra përdorues në faqen e saj. Një person beson se të gjithë kanë të drejtë të gatuajnë atë që duan në kuzhinën e tyre. Ajri nuk i përket Sarës, thotë përdoruesi. Një përdorues tjetër shton: “Vetëm sepse ata kanë zgjedhur të jenë veganë, nuk e bën këtë problem tuajin.” Një përdorues pyet veten se çfarë do të ndodhë më pas: “Mos kosit lëndinën, se ky është ushqimi ynë”, komenton ai me ironi./KlanMacedonia