Mbyllet universiteti i famshëm zviceran në Lozanë, shkak përhapja e fruthit

Universiteti i njohur zviceran i hotelerisë, EHL, e mbylli të shtunën kampusin e tij në Lozanë, pasi disa raste të fruthit u zbuluan në mesin e studentëve.

“Ne kemi qenë të detyruar për ta mbyllur kampusin në Lozanë nga 3 shkurti deri më 18 shkurt në mënyrë gjithëpërfshirëse” – thuhet në një deklaratë të kësaj shkolle, publikuar në uebfaqen e saj, raporton agjencia “Reuters”.

Kampusi pritet të rihapet më 19 shkurt.

Universiteti nuk tregoi se sa studentë janë infektuar me fruth, por tha se ata tash janë të izoluar dhe po shërohen nën kujdes shëndetësor.

I themeluar më 1893, universiteti EHL është renditur si shkollë numër një e hotelerisë gjatë pesë viteve të fundit nga Rangimi Universitar Botëror QS.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share