Mbyllet reaktori kryesor në termocentralin në Zaporizhzhia

FILE PHOTO: A view shows the Zaporizhzhia Nuclear Power Plant in the course of Ukraine-Russia conflict outside the Russian-controlled city of Enerhodar in the Zaporizhzhia region, Ukraine August 4, 2022. REUTERS/Alexander Ermochenko/File Photo

MISIONI I AGJENCISE NDERKOMBETARE TE ENERGJISE ATOMIKE ESHTE SHTYRE PER RRETH TRE ORE PER SHKAK TE BOMBARDIMEVE

Misioni i inspektorëve nga Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në termocentralin e Zaporiozhzhia është ndërprerë për disa orë për shkak të bombardimeve në uzinë duke mbyllur kështu një prej reaktorëve kryesorë të termocentralit. Banorët e Zaporizhias dhe zonave përreth impiantit bërthamor, më të madhit në Europë, po përgatiten për një katastrofë të mundshme pasi luftimet në kompleks mund të rrisin rrezatimin.

Një reaktor në kompleksin bërthamor Zaporizhzhia u mbyll nga bombardimet ruse pak para se ekipi i ekspertëve bërthamorë të OKB-së të mbërrinte, ndërsa Moska tha se kishte penguar një përpjekje të Ukrainës për të kapur uzinën.

Të dyja palët akuzuan njëra-tjetrën për përpjekje për të sabotuar vizitën e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) në uzinën bërthamore të Zaporizhzhia në jug të Ukrainës qendrore, e cila kontrollohet nga forcat ruse, por operohet nga stafi ukrainas.

Reuters raporton se pranë uzinës një ndërtesë banimi u godit nga bombardimet, duke i detyruar njerëzit të strehoheshin në një bodrum.  Më herët, shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike Rafael Grossi u tha gazetarëve në qytetin e Zaporizhzhia, se ai ishte në dijeni të aktivitetit të shtuar ushtarak në zonë, por do të vazhdonte me planin për të vizituar objektin.

Inspektimi i termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia të mbajtur nga Rusia është shtyrë për tre orë në anën e linjës së frontit të mbajtur nga Ukraina. Kompania shtetërore bërthamore e Ukrainës, Energoatom, për Reuters ka bërë të ditur se shtyrja vjen për shkak të  bombardimeve të reja. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov është shprehur se Rusia po bënte gjithçka për të siguruar që centrali bërthamor i Ukrainës në Zaporizhzhia të mund të funksiononte në mënyrë të sigurt dhe që inspektorët vizitorë nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike të mund të kryenin detyrat e tyre.

Banorët e Zaporizhias dhe zonave përreth impiantit bërthamor, më të madhit në Europë, po përgatiten për një katastrofë të mundshme. Këto pamje tregojnë se autoritetet po përgatisin qytetarët për mënyrën se si duhet të reagojnë në rast të shpërthim të rrezatimit, si pasojë e luftimeve që po rrezikojnë çdo ditë një katastrofë disa herë më të madhe se ajo e Çernobilit.

EFEKT….

Ndërkaq Ukraina zmbrapsi sulmet ruse në drejtim të Bakhmut dhe Avdiivka, qytete në veri të qytetit të pushtuar nga Rusia të Donetskut. Trupat pro-ruse janë përqendruar te Bakhmut në përpjekjet e tyre për të zgjeruar kontrollin mbi rajonin e Donbasit, qendër industriale e Ukrainës në lindje të saj,. Separatistët e mbështetur nga Rusia thanë se 13 personel të shërbimit të urgjencës u vranë dhe nëntë u plagosën pasi u sulmuan nga artileria ukrainase në pjesën e kontrolluar nga Rusia të rajonit Donetsk në Ukrainën lindore.

GAZETARE: LIVIA KALLFA

PAMJET: REUTERS

Lexo gjithashtu
Total
0
Share