Lufta në Ukrainë mund të vazhdojë për një kohë të gjatë

LUFTA NË UKRAINË MUND TË VAZHDOJË PËR NJË KOHË TË GJATË

INTELIGJENCA AMERIKANE: FORCAT RUSE MUND TE BEJNE FITIME TE PAKTA NE RAJONIN E DONBASIT

Inteligjenca amerikane në një raport të fundit vlerëson se trupat e Moskës janë dobësuar dhe arrtija e një fitore të madhe në Donbas nuk ka gjasa që të arrihet së shpejti. Raporti zbulon gjithashtu se lufta e Rusisë ndaj Ukrainës ka të ngjarë të vazhdojë për një periudhë të gjatë. Këto të dhëna pasi udhëheqësit e NATO-s u zotuan se do të qëndrojnë në krah të Ukrainës për aq kohë sa duhet duke rritur praninë e tyre të trupave në të gjithë Evropën.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Presidenti rus Vladimir Putin ende dëshiron të pushtojë pjesën më të madhe të Ukrainës. Raporti i inteligjencës amerikane zbulon se lufta e Rusisë ndaj Ukrainës ka të ngjarë të vazhdojë për një periudhë të gjatë dhe se forcat ruse nuk ka të ngjarë që në një afat të shkurtër të jenë në gjendje të përparojnë përtej rajonit lindor të Ukrainës.

Trupat e Moskës janë dobësuar aq shumë nga luftimet, megjithatë zyrtarët amerikanë vlerësojnë se ato janë në gjendje të bëjnë vetëm fitime të ngadalta territoriale. Në mars, Moska i ripërqendroi përpjekjet e saj në kapjen e zonës së Donbasit të Ukrainës, pasi dështoi të merrte Kievin dhe qytete të tjera.

Putin ka ende të njëjtat synime si ato që kishte në fillim të konfliktit, tha zyrtarja e lartë e inteligjencës amerikane, Avril Haines. Por, thotë ajo, Rusia nuk ka gjasa ta arrijë këtë qëllim së shpejti.

Drejtoresha e Zbulimit Kombëtar, Avril Haines tha në një konferencë mbi kontrollet e eksporteve në Uashington se Rusia kontrollon rreth 20% të Ukrainës përgjatë një linje konflikti 1,100 kilometra të gjatë.

Rezistenca e ukrainasve në rajonet e pushtuara nga Rusia po rritet, duke e bërë më të vështirë për Rusinë të përparojë përtej rajonit të Donbasit në lindje, ku ka pushtuar pothuajse të gjithë provincën e Luhanskut, por ka bërë përparim më të vogël në provincën fqinje të Donetskut. Një zgjidhje paqësore nuk ka të ngjarë të arrihet.

Komentet e zonjës Haines erdhën pasi udhëheqësit e NATO-s u zotuan se do të qëndrojnë në krah të Ukrainës për aq kohë sa duhet duke rritur praninë e tyre të trupave në të gjithë Evropën dhe duke ftuar Finlandën dhe Suedinë që t’i bashkohen grupit .

Më herët presidenti Zelensky e quajti Rusinë një “shtet terrorist” dhe i kërkoi OKB-së të dërgojë një komision për të hetuar sulmin vdekjeprurës në qendrën tregtare në qytetin e Kremençukut, në të cilin u vranë të paktën 18 civilë. Zelensky tha se në çdo pjesë tjetër të botës, çdo grup që do vriste civilë siç po bën Rusia në Ukrainë do të konsiderohej organizatë terroriste.

Presidenti i Ukrainës është shprehur se vendit të tij i duhen rreth 5 miliardë dollarë në muaj për të financuar luftën kundër Rusisë.

GAZETA

RE: LIVIA KALLFA

PAMJET: KLAN NEWS

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share