Heqja e masave kundër koronavirusit në Kinë në fillim të dhjetorit, ka sjellë tashmë një rritje të rasteve, ndërsa modelet tregojnë se numri i vdekjeve në vitin 2023 mund të arrijë në një milion.
Nga e hëna, shumica e shkollave dhe kopshteve në Shangai do të mbyllen, me mësimet që do të vazhdojnë vetëm nga distanca.
Kjo do të thotë se shkollat do të jenë të mbyllura të paktën deri më 18 janar, kur fillon festa e Vitit të Ri Kinez.
Që nga fillimi i dhjetorit, Kina ka hequr pothuajse plotësisht masat jashtëzakonisht të rrepta për të parandaluar përhapjen e koronavirusit që ishin vendosur që nga fillimi i vitit 2020. Megjithatë, ndryshimet në mënyrën se si bëhen testet dhe si regjistrohen të dhënat e bëjnë të vështirë për këdo që të vlerësojë sa është përhapur koronavirusi në Kinë.
Me shpërthimin dhe rritjen e numrit të rasteve në qytete, rrugët janë zbrazur raporton BBC , qytete të tëra janë të zbrazura nga njerëz, kjo sepse shumë janë të sëmurë dhe qëndrojnë në shtëpi ose nuk duan të dalin dhe të kapin virusin.