Mbushen kampet e refugjatëve në Gjermani

Shumë azilkërkues po strehohen në hotele në mungesë të hapësirave akomoduese

Në disa rajone të Gjermanisë po bëhet gjithnjë e më e vështirë të gjenden vende për strehimin e azilkërkuesve nga vende të tjera dhe refugjatët e luftës nga Ukraina. Sipas një sondazhi të agjencisë gjermane të lajmeve, dpa në Dortmund, Bonn apo Berlin, ku kanë ardhur shumë refugjatë nga Ukraina, ka shumë vështirësi me akomodimin e refugjatëve të ardhur këto javët e fundit.

Sipas të dhënave të Ministrisë Federale të Brendshme, në shtatë muajt e këtij viti janë regjistruar 113,171 kërkesa për azil, rreth 17% më shumë se një vit më parë në të njëjtën hapësirë kohore. Kësaj i shtohen refugjatët nga Ukraina që duhet po ashtu të akomodohen.

Për shkak se shumica e refugjatëve ukrainas janë nëna me fëmijë, shumë komuna duhet të gjejnë edhe vende në shkolla për ta. Më 26 gusht janë regjistruar 985.000 ukrainas që kanë ardhur në Gjermani për shkak të luftës. Një pjesë e tyre është kthyer sërish në vend.

Për shkak të mungesës së kampeve të refugjatëve shumë refugjatë nga Ukraina janë strehuar në hotele. Situata nuk pritet të përmirësohet pasi policia Federale gjermane ka konstatuar deri në fund të korrikut 36.000 hyrje ilegale në vend.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share