Mbrojtja e fëmijëve/ BE nis hetim ndaj TikTok

Bashkimi Europian ka nisur hetim zyrtar ndaj TikTok për të përcaktuar nëse kompania po bën mjaftueshëm për të mbrojtur të miturit në platformën e saj, si dhe për shqyrtimin e shkeljeve të tjera të dyshuara.

“Hapja e procedurave do të thotë që Komisioni Europian do të hetojë funksionalitetet, sistemet dhe politikat e TikTok në lidhje me disa shkelje të dyshuara”, tha një zëdhënës i BE-së.

Komisioni do të vlerësojë nëse TikTok është në përputhje me kërkesat për platformat e mëdha të mediave sociale për të zbutur rrezikun që përdoruesit të bëhen të varur nga përmbajtja e tyre dhe për të mbrojtur privatësinë dhe sigurinë e të miturve.

“Mënyra e verifikimit të moshës në TikTok që synon parandalimin e fëmijëve nga aksesi e përmbajtje të papërshtatshme, mund të mos jetë efektive”, shtoi Komisioni Europian.

Hetimi do të shqyrtojë gjithashtu nëse TikTok ka qenë transparent në lidhje me reklamat në platformën e tij dhe u ka dhënë studiuesve akses të mjaftueshëm në të dhënat e tij./tvklan.al

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share