Mbrojtja ajrore për Ukrainën është ndër çështjet kryesore, thotë Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili ndodhet në Uashington, thotë se mbrojtja ajrore për Ukrainën është ndër çështjet kryesore në axhendën e tij.

“Sot, negociata të rëndësishme po zhvillohen në Uashington. Mbrojtja ajrore për Ukrainën është ndër çështjet kryesore,” postoi Zelensky në Telegram.

Duke iu referuar gjuajtjes së mbi 40 raketave që u gjuajtën në objektiva anembanë Ukrainës, Zelensky tha se “terroristët rusë filluan një tjetër sulm masiv”, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Gjithashtu, ai shtoi se ishte mirënjohës ndaj çdo vendi që tashmë i ka ofruar Ukrainës sisteme anti-raketore, dhe se po punojnë për ta privuar plotësisht Rusinë nga potenciali i saj terrorist.

“Më shumë mbrojtje ajrore, më shumë sanksione. Më shumë mbështetje për ushtarët ukrainas në vijën e frontit, terrori rus duhet të humbasë,” shkroi Zelensky.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share