Mbreti Charles III dhe Kate Middleton dalin nga spitali

Ata janë rikthyer në shtëpi ndërsa kanë shtyrë axhendat e tyre derisa të rikuperohen plotësisht

Mbreti Charles III dhe Princesha e Uellsit Kate, të dy u kthyen në shtëpi pasi iu nënshtruan trajtimeve në spital.

Charles i cili kishte kaluar tre netë në spital pasi iu nënshtrua një procedure për një prostatë të zmadhuar, buzëqeshi dhe përshëndeti turmat teksa largohej nga Klinika në Londër i shoqëruar nga gruaja e tij Mbretëresha Camilla.

Kate gjithashtu u kthye në shtëpi pasi kaloi dy javë në të njëjtin spital privat pas një operacioni abdominal. Sipas Buckingham Palace të dy do të rikuperohen në shtëpi ndërsa do kanë shtyrë axhendën e tyre derisa të përmirësohen.

Familjet mbretërore të Britanisë zakonisht i konsiderojnë të gjitha çështjet mjekësore si një çështje private, por Charles zgjodhi të publikonte gjendjen e tij për të inkurajuar burra të tjerë që të bënin kontrolle mjekësore.

Shërbimi Shëndetësor Kombëtar ka bërë të ditur se ka patur një rritje prej 1,000% të vizitave që kur u zbulua diagnoza e Charles. Kate nuk do të kthehet në detyrat publike deri pas Pashkëve. Princi William ka shtyrë angazhimet e tij për t’u kujdesur për tre fëmijët e tyre, Princi George, Princesha Charlotte, dhe Princi Louis.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share