Mbrëmje e qetë po shënohet në veriun e Mitrovicës, pak orë pasi Lista Serbe dhe zyrtarë serbë të policisë njoftuan për dorëheqjen nga institucionet e Kosovës.
Një ekip i Klan Kosovës qëndroi në veri të vendit, teksa mësoi se vendosja e flamujve serbë u bë në mënyrë të organizuar nga 5 deri në 10 persona.
Në lidhje me zhvillimet e fundit kanë reaguar presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti e të gjitha partitë opozitare.
Reagim pati edhe nga Njësia Speciale, të cilët i thanë Klanit se janë mbledhur në kampin “Belvedere” por se “nuk ka diçka të jashtëzakonshme.