“Mbledhje oligarkësh e politikanësh maqedonas” – Osmani: Shqiptarët po thejnë monopole në shtet

I ftuar në emisionin Klan Debat, ministri Bujar Osmani shprehu shqetësimin, sipas tij, të disa mbledhjeve e takimeve të oligarkëve dhe politikanëve të caktuar maqedonas, të cilëve iu pengon pozita aktuale politike e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Kjo ka filuar par një viti, ky mbledhim i kësaj klike e politikanëve dhe oligarkëve, të cilët të shqetësuar nga dinamikat në shtet, pretendojnë se shqiptarët po kapin penjtë e  e proceseve të rëndësishme në shtet dhe në këtë mënyrë po dominojnë. E vërteta është krejt ndryshe. E vërteta është se shqiptarët po thejnë monopolin e krijuar ndër dekada dhe po fillojnë të etablohen në proceset shoqërore. Aq sa iu takon hiseja e tyre. Mirëpo dem-monopolizimi është gjithmonë proces i dhimbshëm”, deklaroi mes tjerash Bujar Osmani./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share