Mbledhja e taksave nga tregtarët/ Përplasja mes komunës së Tetovës dhe ish-myftiut Qani Nesimi

Komuna e Tetovës ka reaguar ndaj aksionit të sotëm nga ish myftiju u tetovës Qani Nesimi I cili ka vazhduar me mbledhjen e parave nga shitësit e produkteve bujqësore në emër të  Myftinisë së Tetovës.

Në një deklaratë zyrtare, komuna ka bërë të qartë se vetëm institucionet e autorizuara ligjërisht kanë të drejtën e vendosjes dhe mbledhjes së taksave dhe tarifave. Komuna ka inkurajuar qytetarët që të raportojnë çdo rast ku u kërkohen pagesa të paligjshme, duke siguruar se shitësit do të mund të vazhdojnë aktivitetet e tyre pa ndërprerje.

“Myftinia e Tetovës, me në krye Qani Nesimin, nuk ka kompetenca për të mbledhur para nga këto shitës. Çdo pagesë apo veprim ligjor duhet të kryhet nga një subjekt i autorizuar, i fiskalizuar dhe i njohur ligjërisht. Ky standard synon të mbrojë qytetarët dhe të sigurojë drejtësi në tregun tonë”, thonë mes tjerash nga komuna e Tetovës.

Nga ana tjetër Qani Nesimi ish myfti i Tetovës nuk është përgjigjur pse ai tani edhe pa kompetencë po vijon të mbledh të taksa na shitësit,  ai fajin për këtë çështje e ka adresuar tek komuna që sipas tijë dëshiron të blj tensione për të futur dhe mbështetur myftiun e emëruar Selver Xhemaili. 

“Sot inspektorët dhe policia nuk kan ardhur për të kryer punë por për të krijuar krizë dhe ata duan të bëjnë problem dhe jo të zgjedhin çështjen. Unë dua ta pyes komunën e Tetovës ju me një myfti tradhëtar bisedoni ju bashkëpunonu me një myfti që është anti kushtetues ju veproni me një njeri që ne kemi vendim që ai është antiligjor. Ju bashkëpunoni me një njeri dhe e përdorni pazarin që atë ta futni në myftini dhe për këtë e bënë këtë huti” – tha Qani Nesimi.

Qani Nesimi vazhdon të mbajë të uzurpuar mufteninë e tetovës edhe krahas vendimeve gjyqësore dhe nuk lejon që në selin e muftenisë të futet Muftiu legjitim I emruar nga BFI Selver Xhemaili.  

Lexo gjithashtu
Total
0
Share