Mbledhja e kryesisë së BDI-së, Ahmeti: U diskutua për ”Frontin Evropian”

MEXHITI: PËR KËRKESAT TONA DO TË DISKUTOHET NË MBLEDHJEN E ARDHSHME

Fronti pë Evropë, ishte tema e mbledhjes së kryesisë së BDI-së që nuk zgjati edhe shumë orë. Pas përfundimit të saj, kreu I BDI-së, Ali Ahemti tha se tema e diskutimit ka qenë mjaft atraktive.

“Tema ka qenë mjaftë atraktive, Fronti për Evropë dhe është moment I rëndësishëm jo veëtm për BDI por edhe për gjithë qytetarët e RMV që ky front të zmadhohet, ky front edhe të jetësohet sepse shërbim më të mirë qytetarëve të RMV-së asnjëherë nuk mudnt ju bëjmë përveç se me anëtarsimin e vendit tone në BE” – tha Ali Ahmeti.

zëdhënësi I BDI-së Bujar Osmani tha se në mbledhjen e ardhshme do të diskutohen tema të tjera por hodhi poshtë mundësinë që të diksutohet rreth llogaridhënisë së ekzekutivit që e kërkon Grupi I Zjarrit. Sipas Osmanit llogaridhënia është çështje e mbyllur.

“Do të ketë vazhdim të mbeldhejs javën e ardhshme por sot kishte vetëm një pikë të rendit të ditës. Fronti për Evropë. Sot një javë do të diskutojmë edhe tema të tjera që mund ti shtrojnë anëtarët tjerë të kryesisë…Nuk ka temë llogaridhënie ajo temë është e mbyllur, temat tjera që mund të paraqesin anëtarët tjerë të Kryesisë për çfarëdo pakënaqësie apo dallime do të fliet javën tjetër po llogaridhënia është temë e mbyllur” – tha Bujar Osmani.

Izeti Mexhiti një nga protagonistët eGrupit të zjarrit pas përfundimit të mbledhjes u përgjigjur shkurt për mediat se për çështjet që ka parashtruar ky grup do të diskutohet gjatë javës së ardhshme. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share