Qeveria ka njoftuar sot në mëngjes se edhe pse paraardhësit e tyre nga pushteti qendror nuk kanë paraparë mjete për pagesën e K15 në buxhetin bazë, me ribalancin e ri qeveri siguroi një miliard denarë për pagesën e K15 për punëtorët në administratë.
Nga Qeveria thonë se me këtë vendim mbi 84 mijë punëtorë në administratën shtetërore do të marrin nga 11 mijë denarë K15. Pagesa do të bëhet më së voni deri në dhjetor të këtij viti.
“Kjo do të sigurojë një mbështetje tjetër të rëndësishme për punonjësit. Kjo paketë K15 do të mbulojë edhe mësimdhënësit e punësuar në shkolla. Në këtë mënyrë, Qeveria tregon kujdes të veçantë për secilin punonjës në përmbushjen e të drejtave të tyre”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Tashmë në fillim të muajit, kryeministri Hristijan Mickoski theksoi se rreth 83 deri në 84 mijë punëtorë, punëdhënësi i të cilëve është Qeveria, do të marrin K-15 në fund të nëntorit ose në fillim të dhjetorit.
Ai përkujtoi se sipas Ligjit, për ushtrimin e të drejtës në K-15 kërkohet minimumi gjashtë muaj përvojë pune dhe theksoi se pagesa mbi atë bazë do të mundësohet për një numër më të madh të qytetarëve që do të fitojnë punë në ndërkohë.