Mbi 5700 pasgoditje të tërmetit në Turqi

Janë evakuuar 430 mijë vetë, 340 mijë të strehuar nga shteti

Këtë të dielë pritet të mbyllet edhe operacioni i kërkimit për njerëz në rrënojat e godinave të shkatërruara nga tërmeti i 6 Shkurtit në Turqi dhe Siri. Në ditën e 14-të, numri i viktimave llogaritet në mbi 46 mijë e ku mbi 5600 janë vetëm në Siri.

Autoritet turke bëjnë të ditur se toka ëshë nën lëkundje sizmike ende. Një tërmet prej 5,1 ballësh u regjistrua në Turqinë Qëndrore. Që nga 6 Shkurti, lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në 11 qytete dhe në rreth 10 mijë lagje dhe deri më tani kanë ndodhur mbi 5.700 pasgoditje.

Dëmet e shkaktuara nga tërmeti janë të mëdha, ndërsa sfida kryesore mbetet gjetja e një strehimi për familjet që iu është shkatërruar banesa.

Hataj rezulton të jetë zona më e goditur nga tërmeti. Sipas shifrave zyrtare, rezulton se deri më tani janë më shumë se 430 mijë të evakuuar.

Aktualisht ata janë strehuar në bujtina publike, hotele dhe objekte të tjera akomoduese. Autorietet turke deklaruan se kanë strehuar 313.720 mbi të prekur nga tërmeti.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share