Mbi 40 shtëpi nën ujë në Greqi, lumenjtë rrezikojnë të dalin nga shtrati

Reshjet e dendura nga stuhia Elias kanë goditur pjesë të Evias veriore, ishullit të dytë më të madh të Greqisë që ndodhet në lindje të Athinës. Mbi 40 shtëpi, bodrume hotelesh, biznese, si dhe makina janë përmbytur ndërsa disa përrenj dhe lumenj në Evian veriore po mbahen nën monitorim pasi janë në pikën kritike. Ekipet e shpëtimit po punojnë në mënyrë aktive për të evakuuar njerëzit që janë bllokuar në këto zona të përmbytura.

Autoritetet në Evia e kanë cilësuar situatën si të rrezikshme dhe u kërkuan banorëve të kufizojnë udhëtimet. Shumë pemë janë rrëzuar për shkak të erërave të fuqishme. Stuhia Elias ka prekur edhe Halkidën ku në disa zona uji ka arritur deri në 1 metër duke përmbytur shtëpi dhe çdo gjë përreth.

Sipas mediave vendase, rruga nga jugu në veri të Evias është dëmtuar rëndë për shkak të rrëshqitjes së dheut në fshatin Derveni. Ekipet e kërkim shpëtimit si dhe Mbrojtja Civile është vendosur në dispozicion për të shmangur një tjetër tragjedi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndërkaq dëmet dhe shkatërrimet nga stuhia “Daniel” ende mbizotërojnë në pjesën qendrore të Greqisë. Fermerja Anastasia Tsagkarakaki, 60 vjeçe, humbi të korrat dhe 120 pula pas përmbytjeve shkatërruese. Ajo shprehet se nuk mund të flejë natën nga frika e ndonjë vjedhje.

“Uji erdhi ardhur nga tre drejtime të ndryshme, nga këtu, nga atje dhe nga atje. Isha i bllokuar në shtëpinë time. Ne të gjithë i boshatisëm shtëpitë tona nga gjithçka. Por tani që do vijë dimri ku do jetojmë? Jemi në qiell të hapur”.

Mjaft dëme ka në një nga zonat që konsiderohet hambar i Greqisë, Thesalia, ku sigurohen rreth 15 për qind e prodhimit vjetor bujqësor. Brenda shtëpive, muret dhe dyshemetë janë kalbur nga balta dhe uji.

“Fshati është qind për qind i shkatërruar. Asgjë nuk ka mbetur. Ne presim që shteti të vijë t’i ndihmojë njerëzit, sepse nëse bie sërish shi dhe fshati mbushet sërish me ujë”.

Të paktën 16 të vdekur dhe 1 person është ende i zhdukur pas përmbytjeve që përfshinë qytete dhe fshatra në Thesali. Qindra banorë ende nuk janë kthyer në shtëpi. Sinoptikanët thonë se nuk ka rrezik që kjo stuhi të prekë Shqipërinë, si vend fqinj.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share