Mbi 200 të punësuar në NP “Higjiena Komunale” vazhdojnë protestën

Mazneva: Kjo çështje tashmë po bëhet problem shtetëror

Të punësuarit në Higjienën Komunale në Shkup nuk u dorëzuan as gjatë ditës së sotme. Ata vazhdojnë protesëtën pas largimit nga puna të disa kolegëve të tyre. 

Punëtoret e ndërmarrjes së Higjienës Komunale edhe mbrëmë dhe sot shprehen revoltën e tyre para hyrjes së këtij institucioni.

E drejtorja e këtij institucioni Kosana Mazneva mbrëmë në një pres konferencë për media tha se nuk do të lejojë një qendër politike të kontrollojë punën e higjienës komunale dhe se janë dorëzuar raporte në MPB dhe në Prokurori për kërcënime për jetën e saj dhe punonjësve të tjerë.

“Nuk do të lejoj që punonjësit e tjerë të jenë viktima të shantazhit në këtë nëntokë të njohur. Higjiena Komunale nuk është parti politike dhe as kompani private, por ndërmarrje publike dhe nuk do të lejoj që një qendër politike të kontrollojë punën. Këta që bllokojnë punën nuk janë anëtarë të sindikatave dhe as punonjës. Pakënaqësia është sepse kam marrë një vendim për punën me turne dhe të gjithë punonjësit duhet të ndërrohen në tre turne. Është në kundërshtim me praktikën prej vitesh që vetëm persona të caktuar të punojnë në turnin e tretë dhe të marrin benefite për të. Shumica prej tyre nuk janë paraqitur në punë dhe nuk kanë kryer detyrën. Për shkak se unë i dhashë fund një praktike të tillë, këta njerëz tani po organizojnë një bllokadë, dhe kanë punë dhe biznese të tjera”, deklaroi Kosana Mazneve, drejtore e HK.

Mazneva gjithashtu ka sqaruar se ka kërkuar ndërhyrjen e policisë mbrëmë në mënyrë që puna në HK të normalizohet. Ajo shton se situata tashmë po bëhet problem shtetëror.

Nga ana tjetër edhe sot vazhdon revolta e punëtorëve të ndërmarrjes së higjienës komunale. Siç dihet këta të fundit janë duke bojkotuar punën për shkak se janë larguar nga puna disa koleg të tyre dhe kërkojnë rritje të pagave dhe disa kërkesa tjera./KlanMacedonia

https://youtu.be/jvo9dxGeEN0

Lexo gjithashtu
Total
0
Share