Ministri rus i mborjtjes, Sergei Shoigu thotë se mbi 200 mijë persona janë regjistruar në ushtrinë ruse, prej kur presidenti rus Vladimir Putin njoftoi për mobilizim më 21 shtator.
“Vetëm deri sot, mbi 200 mijë persona kanë hyrë në ushtri”, tha Shoigu gjatë një takimi televiziv, shkruan AFP, transmeton Klankosova.tv.
Mobilizimi ushtarak i Rusisë ka për qëllim përforcimin e ushtrisë ruse në Ukrainë, pas shumë pengesave. Shoigu lajmëroi se ushtarët po trajnohen në ’80 baza trajnimi dhe 6 qendra”.