Mbi 120 njerëz të vdekur nga ikja në rrëmujë në Indi

Mbi 120 njerëz të vdekur nga ikja në rrëmujë në Indi

Së paku 121 njerëz humbën jetën nga ikja në rrëmujë në Indinë veriore, thanë zyrtarët atje.

Incidenti ndodhi në një tubim fetar të martën, në qarkun Hathras të shtetit Utar Pradesh.

Viktimat, përfshirë një numër të madh të grave dhe disa fëmijë, janë ende duke u identifikuar.

Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi rrëmujën.

Disa dëshmitarë thanë se dalja ishte shumë e ngushtë dhe kur njerëzit po largoheshin, një stuhi e fortë pluhuri shkaktoi panik, duke bërë që njerëzit të nguteshin, të rrëzoheshin dhe të shkelnin njëri-tjetrin.

Incidente të ngjashme ndodhin herë pas here në Indi, pasi turma të mëdha njerëzish mblidhen në hapësira të ngushta, ku nuk respektohen masat e sigurisë.

Në vitin 2018, rreth 60 njerëz humbën jetën kur një tren u përplas për një turmë që po ndiqte një festival hindu në shtetin Punxhab.

Në vitin 2013, nga ikja në rrëmujë në një festival tjetër hindu në shtetin qendror, Madhia Pradesh, humbën jetën 115 njerëz. /REL/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share