Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti përmes një postimi në rrjetet sociale siguron që qeveria do të vë në funksion të gjitha resurset, që të gjitha komunat pa dallim, të përfitojnë nga ndihma financiare e qeverisë.
“Më shumë para në infrastrukturë, arsim e ambient jetësor për modernizimin e Gostivarit, Tetovës, Likovës, Strugës, Çairit, Kërçovës, Kumanovës, Zhelinës, Sarajit, Haraçinës, Tearcës dhe për të gjitha komunat tjera të vendit tonë pa dallim. Qeveria do t’i vë të gjitha resurset e nevojshme që ka në dispozicion që të gjitha komunat të përfitojnë suksesshëm nga mjetet financiare për projektet. Bashkërisht do ia dalim, gjithmonë për të mirën e qytetarëve!”, shkruan Mexhiti.
Kryetari i Komunës së Likovës Erkan Arifi thotë se ndarja e projekteve nuk është bërë në mënyrë të rejtë.
”Shpërndarja e këtyre mjeteve që është bërë për kokë banori unë mendoj se nuk është mbas metodologjisë së përshtatëshme për arsyeje se, komuna e Likovës mbas kokë banori plus vetëm për ata banorë që janë rezident jo edhe për ata që nuk janë rezident dhe kështu që nuk mirret parasysh asnjë element tjetër, p.sh ne si komunë kemi 244 kilometra katrorë teritor ne kufizohemi me komunën e Haraçinës, kufizohemi me Republikën e Kosovës, kufizohemi me Republiken e Serbisë dmth kemi shumë hapësirë, shumë sipërfaqe dhe nevoja për investime është më e madhe se një komunë shembull 5km, i ka 100 mijë banorë ndërsa ata i marin 5 milion euro 6, ndërsa ne 900 mijë euro” – tha Erkan Arifi.
Ndërkohë, reagime të shumta kanë pasuar lidhur me ndarjen e mjeteve për komunat