Mbërrijnë 40.000 vaksinat kundër gripit sezonal

VAKSINIMI NIS JAVËN E ARDHSHME

Në Maqedoninë e Veriut kanë mbërritur 40.000 vaksinat kundër gripit sezonal për grupet e ndjeshme të qytetarëve – njofton Ministria e Shëndetësisë. Në vazhdë janë procedurat ligjore në MALMED, me qëllim që zbatimi I vaksinimit të nis gjatë javës së ardhshme.

Bëhet fjalë për vaksina katërtipore kundër gripit sezonal, të kompanisë “Abot” nga Holanda.

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje grupeve të cënueshme të qytetarëve sic janë; të sëmurët kronik, punonjësit shëndetësor, grave shtatzëna, fëmijëve të moshës nga 6 muaj deri 5 vjec, që të paraqiten përmes ueb-faqes vakcinacija.mk, pas cka do të njoftohen përmes SMS mesazhit për datën e saktë, orën dhe vendin e vaksinimit.

Ministria e Shëndetësisë përmes shkresës ka njoftuar mjekët amë që t`u dalin në ndihmë qytetarëve që janë të interesuar për t`u paraqitur në systemin për vaksinim.

Vaksinimi kundër gripit sezonal është masa më efikase për parandalimin e gripit, thonë nga Ministria e Shëndetësisë, duke shtuar se vaksinat ndalojnë paraqitjen e formave më të rënda dhe komplikimeve tek grupet më të rrezikuara të qytetarëve.

Është bërë publike edhe linku ku qytetarët mund të regjistrohen për t`u vaksinuar kundër gripit sezonal./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share