Mbahet seanca e komisionit për skandalin në Onkologji

SALI: TË GJTIHA INSTITUCIONET RELEVANTE KANË QENË TË VETËDIJSHËM PËR MUNGESËN E BARNAVE

Komisioni Hetimor për skandalin në rastin e Onkologjisë ka mbajtur sot seancën e parë, ku sot para deputetëve, kanë referuar ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski dhe ish ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali. Ky i fundit, duke folur para anëtarëve të këtij komisioni, tha të gjithë institucionet relevante në vend kanë qenë të vetëdijshme për mungesën e barnave në Klinikën e Onkologjisë dhe se ai, ka tentuar që të zgjidh këtë problem.

“Kam thirrur doktor Nina Vasov, menaxher përkatësisht drejtore të klinikën të sigurojë plan të realizueshëm dhe vizion për tejkalimin e këtyre sfidave, por fatkeqësisht kërkesa ime u përmbush me heshtje. Si rrjedhojë e kësaj, kërkova nga Nina Vasov të dorëzojë dorëheqje, e cila u realizua dhe në ditën e njëjtë u emërua doktor Violeta Klisarova, që ndërmori rolin e ushtrueses së detyrës, drejtor medicinal i Klinikës së Onkologjisë, duke prezantuar plan për zgjedhjen e problemeve për të cilët bëhet fjalë” – tha Bekim Sali, ish ministër i Shëndetësisë.

Në kuadër të punimeve të këtij komisioni, do të dëgjohen dëshmitarët dhe ekspertët si dhe do të shqyrtohen aktet dhe dokumentet që lidhen me skandalin në Klinikën Universitare. Kryetarja e Komisionit Hetimor, deputetja e VMRO-DPMNE-së, Rashella Mirzahi, deklaroi se si parti politike kanë sjell 44 dëshmitar që do të duhet të dëshmojnë në lidhje me rastin në Onkologji.

Skandali për keqpërdorimin e barnave në këtë klinike, u publikua fillimisht në media dhe më pas, Prokuroria kreu bastisje në klinikë dhe në banesa private, ku konfiskoi kompjuterë, të dhëna digjitale dhe dokumentacione. Ekspertiza do të tregojë nëse për shkak të përfitimeve ka pasur tregti me terapitë, respektivisht me jetët e pacientëve. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share