Mbahet protestë anti-izraelite në Iran

Në kryeqytetin e Iranit, Tehran është mbajtur një protestë kundër Izraelit, shkruan BBC.

Qindra njerëz janë mbledhur në rrugët e Teheranit, me protestues që mbajnë pankarta që kundërshtojnë Izraelin dhe valëvitin flamuj – si iranianë ashtu edhe palestinezë.

Shumë prej të mbledhurve mund të shihen gjithashtu duke mbajtur portretet e liderit suprem të Iranit, Ayotollah Ali Khamenei, si dhe të paraardhësit të tij Ruhollah Khomeini.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share